Një incident i cili ka mundur që të ketë pasoja fatale ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Ferizajt.
Në një pjesë të qytetit, është shembur dheu e si pasojë një shtyllë elektrike ka rënë në një lokal në të cilin fatmirësisht në atë kohë nuk kishte pasur klientë.
Por, nga shembja e dheut e rënia e shtyllës në lokal, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Një pjesë e lokalit është djegur e çatia e lookalit është shembur.