Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizaj, në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, ka mbajtur një takim me kryetarët e fshatrave dhe bashkësive lokale për të diskutuar rreth situatës së zjarreve të fundit në territorin e Ferizajt.
Drejtori i kësaj drejtorie, Alberton Sahiti, tha se situata është alarmante, pasi shumica e zjarreve po shkaktohen nga pakujdesia e qytetarëve. Ai theksoi se, pavarësisht kushteve të vështira, zjarrfikësit po angazhohen maksimalisht në shuarjen e zjarreve.
Përfaqësuesit e Policisë kërkuan nga kryetarët që të ndërmarrin hapa konkret në sensibilizimin e banorëve për të shmangur ndezjen e qëllimshme të zjarreve.
“Nga ana tjetër, kryetarët e fshatrave u shprehën të gatshëm që të bashkëpunojnë në ndalimin e këtyre dukurive përmes informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve. Po ashtu, në këtë takim u theksua rëndësia e raportimit të menjëhershëm të rasteve të tymit apo zjarrit, duke kontaktuar: Shërbimet emergjente në numrin 193, Policinë në 192, Apo Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në 048 111 161“, njofton Komuna e Ferizajt.
The post Ferizaj përballet me zjarre, thirrje për ndërgjegjësim dhe parandalim appeared first on Kosovapost.net.