Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United dhe kombëtares së Anglisë, ka zbuluar se problemet e shpinës, të shkaktuara nga karriera e tij futbollistike, e detyrojnë sot të përdorë karrigen me rrota dhe të qëndrojë shpesh në spital.
Në moshën 47-vjeçare, pavarësisht një karriere të shkëlqyer me “Djajtë e Kuq” dhe Anglinë, ai po paguan çmimin e lëndimeve që për 6 vite tentoi t’i menaxhonte me injeksione dhe ilaçe kundër dhimbjes.
I transferuar në Dubai vitin e kaluar me bashkëshorten Kate, ai i tha “Men’s Health UK”: “Kam momente të tmerrshme kur duhet të qëndroj në spital ose në karrige me rrota për disa ditë. Më ndodh papritmas”.
Megjithëse duket në formë fizike të shkëlqyer në rrjetet sociale, Ferdinand tani ndjek për herë të parë një trajtim holistik me fizioterapist dhe trajner personal për të parandaluar kriza të mëtejshme. Ai thekson rëndësinë e aktivitetit fizik për shëndetin mendor dhe edukimin e 5 fëmijëve me etikën e punës, ndërsa trupin e ndjeu të lodhur që në sezonin e fundit me QPR (2014-2015).
The post Ferdinand zbulon problemin me shëndetin: Disa ditë jam në spital, ose në karrige me rrota appeared first on Telesport.










