Ferati përkujton Haki Rugovën në përvjetorin e katërt të vdekjes: Lavdi jetës dhe veprës së tij

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka përkujtuar Haki Rugovën, ish-kryetarin e kësaj komune, në përvjetorit të katërt të vdekjes.

Ferati thotë se në periudhat kur Istogu po ndërtohej, roli i tij ishte më se i nevojshëm për vendin dhe qytetarët, gjë të cilën ai e mbarti deri në ndarjen e tij nga jeta katër vite më parë.

“Për Haki Rugovën, kryetarin e vyer të Istogut, nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mikun e babait tim, shprehëm sot mirënjohje dhe përulje ndaj figurës dhe kontributit të tij; sepse në periudhat kur Istogu po ndërtohej, roli i tij ishte më se i nevojshëm për vendin dhe qytetarët, gjë të cilën ai e mbarti deri në ndarjen e tij nga jeta katër vite më parë. Të gjithë që kishin këmbyer rrugët ndonjëherë me kryetarin Haki, njohën fisnikërinë e tij, kujtim për të cilin e ruajmë gjatë. Lavdi jetës – lavdi veprës së Haki Rugovës”, shkruan ai.