Sipas gazetës turke “Sabah”, zyrtarët e Fenerbahce u takuan fshehurazi me Ramy Abbas, agjentin e yllit të Liverpool, Mohamed Salah. Mësohet se takimi është bërë të hënën e kaluar, për të diskutuar mundësinë e sjelljes së egjiptianit në Turqi.
Megjithatë, agjenti i ish-lojtarit të Romës thuhet se ia mbylli derën një transferimi në Stamboll, duke sqaruar se Salah ka vetëm dy mundësi për të ardhmen: ose të qëndrojë te Liverpool ose të transferohet në Arabinë Saudite.
Salah nuk po kalon një moment të mirë më “reds”, duke mos u aktivuzuar ndeshjet e fundit. Aktualisht ai ndodhet në Kupën e Kombeve tyë Afrikës, ku po luan me kombëtaren e tij, por e ardhmja mbetet një dilemë.
Fenerbahce synonte tasiullte lojtarin në Superligën turke, por duket se ky mbetet një mision i vështirë. Skuadra turke shpreson që të bëjë edhe një përpjekje të fundit, për ta sjellë Salah në formë huazimi, për 6 muaj.
The post Fenerbahce synon Salah duke i ofruar dy opsione, turqit takim me menaxherin e lojtarit për ta bindur appeared first on Telesport.










