Në Emergjencën Pediatrike, një numër i madh i pacientëve të vegjël janë duke pritur në radhë për të marrë trajtim mjekësor.
Një qytetar i është drejtuar Insajderit me një video nga klinika në fjalë.
Ai ka thënë se ka më shumë se dy orë që ka shkuar me vajzën e tij të vogël për t’u kontrolluar, pasi e njëjta ka temperaturë rreth 40 gradë, por ende nuk është kontrolluar, pasi në radhë janë duke pritur edhe rreth 30 fëmijë të tjerë.










