Fejza: Me Nismën kemi qenë korrektë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka thënë se takimet me Nismën Socialdemokrate kanë qenë konstruktive, por që kanë pas mosmarrëveshje sa i përket postit të Kryetarit të Kuvendit.

Ajo ka thënë LVV ka qenë korrekte në këto bisedime, duke thënë se atyre u takon një e drejtë për propozimin e kryeparlamentarit.

Fejza në Tëvë1, ka thënë se në këto takime është krijua mundësi e bashkëpunimit.

“Kemi pasur takime me Nismën, janë një mori çështjesh që janë diskutua, ka një çështje me të cilën nuk jemi pajtuar e cila mandej e ka prodhua këtë relacion, por në takimet që kanë qenë nuk është që nuk është ndërtua një kohezion ne sensin e diskutimit dhe mundësisë për bashkëpunimit dhe problemi ka qenë tek kryetari i Kuvednit.Kemi qenë korrekt, takimet kanë qenë konstruktive, ka një të drejtë që i takon Vetëvendosjes dhe këtu e tutje vazhdojnë me diskutimet për zgjedhje”, ka thënë Fejza.