Faton Peci mundohet të “nxirret” për prezencën e Ahmet Musës në tubim, por kandidati i VV-së shihet “kry më kry” me profesorin që planifikon të ndërtojë kishën në Bajgorë

Kandidati i GUXO-s për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, që është në koalicion me VV-në e Alternativën, është munduar sonte të distancohet nga prezenca e profesorit Ahmet Musa në tubimin e tij.

Faton Peci është munduar ta paraqes si sporadike prezencën e tij në këtë tubim, ndërkohë që ka akuzuar mediat për nxitje.

Mirëpo, duket se afërsia e njeriut që planifikon ta ndërtojë kishën në Bajgorë me njerëz të koalicionit GUXO-VV-Alternativa, nuk është thjesht sporadike.

Ai shihet në një takim me tash kandidatin për asamble nga VV-ja, Gazmend Muja.

Takimi ka ndodhur në një ambient të mbyllur dhe ka zgjatur mjaft shumë, dhe as kjo nuk duket të ketë karakter rastësie.

Gazmend Muja e Ahmet Musa kanë qëndruar mjaft gjatë së bashku dhe nuk dihet saktë tema e diskutimit.

Ajo që dihet është se Ahmet Musa ka minuar disa herë tolerancën fetare në Mitrovicë, e Gazmend Muja ka shfaqur mosdurim ndaj një proteste me flamurin e Palestinës.