Faton Peci “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nuk e ka përballur një një koment në Facebook që i vinte në dyshim mundësinë për të fituar në Mitrovicë.

Në një postim të publikuar në rrjete sociale, një komentues me emrin Endrit Berisha i shkruan:
“Shtune e 700 vjet nuk fiton ti në Mitrovicë!”

Peci nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment, duke reaguar: “Ruje këtë koment 😊”

Ndryshe Peci kishte treguar hezitimin e tij për të kandiduar për kryetar të Mitrovicës, por që në fund kishte pranuar, sipas tij, pas një bisede sipas tij prej 5 ore me Albin Kurtin.