Një nga portierët më në formë në Europë, spanjolli David Raya, sapo është thirrur nga Luis de la Fuente për miqësoret e këtij muaji, testi i fundit para Kupës së Botës. Barcelonasi po kalon momentin më të mirë të karrierës tek Arsenal i Arteta, ku është pjesë kyçe e kryesuesve të Premier League. Gjithsesi, gjithçka mund të kishte qenë ndryshe.
Në një intervistë për “Sky Sports”, Raya zbuloi: “Isha shumë afër të shkoja në një klub tjetër para se t’i bashkohesha Arsenalit… Fatmirësisht nuk ndodhi dhe kështu, Arsenali bëri ofertën e duhur”. Ai pranoi se klubi ku ishte afër të shkonte ishte Bayern Munich.
Një nga situatat më të çuditshme të javëve të fundit ka qenë te portierët bavarezë. Të gjithë portierët e Bayern Munich ishin të dëmtuar vetëm tri ditë para ndeshjes ndaj Atalantës në Champions League. Nëse askush nuk rikuperohej, portieri i moshës 16-vjeçare, Prescott, do të duhej të debutonte. Përfundimisht, Urbig luajti pas një tronditjeje cerebrale që pësoi në ndeshjen e parë kundër bergamaskëve.
The post “Fatmirësisht nuk ndodhi…”; David Raya pranon se ishte shumë afër kalimit te Bayern Munich appeared first on Telesport.










