Aktori Fatmir Spahiu, ka reaguar pasi mandatari Albin Kurti propozoi atë për ministër të Kulturës dhe Turizimit.
Përmes një postimi në Facebook, Spahiu tha se pavarësisht se Qeveria nuk u votua, aktori thotë se të vazhdojë kontributin e tij aty ku e sheh ai që e ka vendin, transmeton Klankosova.tv.
“Para do dite pra edhe me nje konfirmim pozitiv nga ana ime, sot ne mengjes, duke pas bindje te plote se do ta kry mire kete pune, i konfirmova Kryeministrit Kurti se do te pranoj ftesen per poziten Minister i Kultures dhe Turizmit”.
“Si Buf, do te vazhdoj kontributin tim aty ku e shoh qe e kam vendin, edhe atehere kur nuk me kerkohet. Do te vazhdoj me promovu gjuhen e bute me respekt te ndersjelle si deri tash! Do te vazhdoj me punu per me qene Kosova e para! Perkunder deshires time me dhane nje kontribut kjo pune nuk u be”, ka shkruar ai.
The post Fatmir Spahiu deklarohet pas propozimit për ministër të Kulturës appeared first on Klan Kosova.









