Fatmir Limaj përballet me një kërkesë të pazakontë para Kuvendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u gjend në një situatë jo shumë të lakmueshme para nisjes së seancës konstituive.

Ai u ndal nga një qytetar, i cili po qëndronte para Kuvendit, ku edhe i kërkoi Limajt që të shtunën të bëhet një takim në shesh, transmeton Telegrafi.

“Unë të pres të shtunën për takim dhe bashkim shpirtëror shqiptar, të shtunë ora në 20:00 ju pres në sheshin Ibrahim Rugova. Unë pres prej teje me mobilizu partinë tënde edhe vëllai jonë Albini të vetën, edhe Lumiri të vetën, edhe të bashkohemi t’i dalim zot këtij vendi”, tha një qytetar.

Limaj falënderoi qytetarin, ndërsa tha se do të deklarohet për media pas seancës.

The post Fatmir Limaj përballet me një kërkesë të pazakontë para Kuvendit appeared first on Kosovapost.net.