Ansu Fati shënoi golin e fitores për Barcelonën në Ligën e Kampionëve duke e eliminuar Interin nga gara.
Fati kështu u bë lojtari më i ri ndonjëherë që ka shënuar në Ligën e Kampionëve.
Fati e theu rekordin që deri më sot mbahej nga Peter Ofori-Quaye, i cili kishte shënuar për Olympiacosin si 17 vjeç e 194 ditë në vitin 1997.
Ylli i Barcës realizoi në moshën 17 vjeç e 40 ditë duke u bërë lojtari më i ri që shënon në kompeticionin më të rëndësishëm evropian të futbollit.
https://streamable.com/s8920