Përfaqësuesja e boshnjakëve në Kuvendin e Kosovës Duda Balje jo vetëm e konfirmoi që s’ka votë për mandatarin e dytë të propozuar por as që është kontaktuar nga Vetëvendosja që të votohet mandatari i dytë i tyre.
Ajo u përgjigj se mandatarin Konjufca as nuk e kontaktuar e as ajo nuk ka tentuar t’i kontaktoj ata.
Deputetja Arbëreshë Krasniqi nga NISMA Socialdemokrate gjithashtu e konfirmoi të premten se nuk kanë votë për mandatarin Konjufca duke shtuar se e konsiderojnë shkelje vetë caktimin e tij nga presidentja Vjosa Osmani si ilegal.
Mandatimi i Konjufcës si kandidat për kryeministër nga Presidentja Vjosa Osmani pasi kishte dështuar lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ishte komentuar si brishtë legalisht por edhe një farsë për të blerë kohë për Vetëvendosjen që të zvarrisë procesin sërish./gazetametro.net










