Faqja për regjsitrim të mërgimtarëve akoma s’është hapur, Behrami: E kanë bërë nijet t’i fusin duart në vota!

Sot duhej të fillonte regjistrimi i votuesve jashtë vendit, por duket se ka probleme me faqen ku do të kryhej ky proces.

“Do të hapet së shpejti”, është një pjesë e shkrimit që shfaqet kur hapet kjo faqe.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i cili e quajti si tentim për “t’i futur duart në vota”

“Paramendo, sot ka pasë me fillu procesi i regjistrimit të votuesve jashtë vendit.  Dhe, deri në këto çaste, faqja që mundëson fillimin e procedurave të regjistrimit, është jashtë funksionit”.

“Nëse ky proces fillon me ‘gabime teknike’, paramendo çka bën Martini me fletëvotime. Këta e kanë bërë nijet t’i fusin duart sërish në vota”, ka shkruar ai.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami tha se duhet koncentrim dhe angazhim maksimal i të gjithëve./Klankosova.tv