Fansat të shqetësuar për sjelljet e Justin Bieber, thonë se është i varur nga droga

Fansat e Justin Bieber janë të shqetësuar për këngëtarin pasi një video e tij në ‘Coachella’ u bë virale në TikTok të dielën.

Bieber ishte pa këmishë në video dhe dukej i çorientuar, dhe ndërsa ai po kërcente, të tjerët e mbanin lart që të mos binte.

Për shkak të sjelljes së tij të çuditshme, shumë kanë shkruar se ai dukej sikur ishte nën ndikimin e drogës.

Foto: Screenshot/TikTok

“Ai po sillet si një i varur”, “Ai është krejtësisht i thyer”, “Shpresoj që të mos përfundojë si Aaron Carter”, “Nuk mendoj se kjo do të përfundojë mirë” dhe “Hailey duhet të jetë e shqetësuar”, janë disa nga komentet poshtë videos.

Rastësisht, në të njëjtën ditë kur u shfaq video, gruaja e tij Hailey postoi një foto me djalin e tyre në Instagram.

Kujtojmë se muajt e fundit Bieber i ka shqetësuar vazhdimisht fansat me sjelljen e tij, të cilët kanë bërë thirrje për ndihmë.

Së fundi deklaroi se ai ka “probleme zemërimi” dhe nuk e pëlqen veten kur ndjen se po bëhet “joautentik”.