Fansat nuk mund të ndalojnë së komentuari fotografitë seksi të David Beckham për reklamën e re të “Boss”

David Beckham është modeli i ri i fushatës reklamuese për veshjet e brendshme të markës “Boss.” Ish-futbollisti 49-vjeçar ka treguar fizikun e tij të tonifikuar, duke i bërë ndjekëset e tij të lënë pa fjalë.

Kjo kampanjë, e cila është realizuar në janar, tashmë po cilësohet nga shumë njerëz si “kampanja më seksi e vitit”, ndërsa komentet në rrjetet sociale thonë se do të jetë e vështirë që dikush tjetër ta tejkalojë.

Beckham ka pozuar me të brendshme të markës “Boss”, i mbështetur në një mur, ulur në një kolltuk dhe madje edhe nën dush.

Foto: Boss/Instagram

Në reklamë, ai shfaqet duke dalë nga makina dhe duke hyrë në apartamentin e tij, i cili ka dritare të mëdha, përmes të cilave mund ta shohin të gjithë. Gjatë rrugës për në shtëpi, ai nis të zhvishet derisa mbetet vetëm me bokserët Boss. Në skenat e ndryshme, ai shihet duke qëndruar shtrirë, duke ushtruar, duke luajtur bilardo… dhe gjatë gjithë kohës, fqinjët e tij e shikojnë me kureshtje. Në fund, ai hyn në dush – një skenë që ka ndezur reagimet në internet.

Një nga fotot e kampanjës u shpërnda edhe nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, në Instagram.

“My Boss” (Shefi im), shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke i bërë të qartë të gjithëve se është krenare për Davidin.

Revista People e shpalli David Beckham burrin më seksi në botë dhjetë vjet më parë.

Foto: Boss/Instagram

“Ky është momenti më i mirë i karrierës sime, nuk mund ta besoj,” kishte thënë ai me shaka në atë kohë. “Dua të falënderoj prindërit e mi që më sollën në këtë botë. Dhe gjithashtu dua të falënderoj berberin tim, stilistin dhe Photoshopin”.

David Beckham mbetet një nga sportistët më të njohur në botë. Klubi i fundit për të cilin ai luajti ishte Paris Saint-Germain, ndërsa më parë ka qenë kapiten i kombëtares angleze dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Gordog Albiona”.

William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka mbajtur sot një diskutim në Reporting House në Prishtinë, gjersa ka rrëfyer ngjarje nga misioni i tij në Kosovë dhe karriera. Ai tha se pas përfundimit të misionit në Kosovë, asnjë anëtar i OSBE-së nga selia kryesore, nuk e kishin pyetur asgjë lidhur me punën e tij në Kosovë. “Sa i përket detyrës të misionit verifikues të Kosovës detyra na ishte dhënë qartë që ta bëjmë punën me ndershmëri dhe sinqeritet. Ajo (Madeleine Albright) me tha ‘Zotëri Walker mendojmë që në Kroaci keni bërë punë të mirë, personalisht mendoj që ke bërë punë të shkëlqyeshme në Kosovë dhe mos të kesh merak do të kesh detyra të tjera, jo në Amerikë Qendrore, jo në Afrikë Jugore, por do të kesh misione të tjera. Por, kjo nuk ndodhi. Gjashtë muaj më vonë mua më erdhi koha e pensionimit dhe u pensionova. Kur përfundova misionin në Kosovë shkova në Vjenë, shkova në zyrat e OSBE-së, shkova në Uashington dhe asnjëherë, asnjë anëtarë i OSBE-së, i selisë kryesore, asnjëherë të vetme, askush në Departamentin e shtetit amerikan, në asnjë nivel nuk më pyeti asgjë lidhur me misionin tim në Kosovë. Nëse unë ndihesha se kisha bërë punë të mirë apo jo. Ishte shumë e çuditshme. Prandaj, karriera ime nuk shkoi askund”, tha Walker, raporton KosovaPress. Në mesin e shumë temave, Walker të shtunën foli edhe për përballjet e tij me ish-presidentin e Jugosllavisë i njohur si “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq. Ai tha se Millosheviq nuk kishte “lëshuar pe” asnjëherë kur Walker dëshironte të argumentonte diçka për Kosovën, që nuk i konvenonte atij. “Millosheviqi i ka pasur gjithmonë me vete 4-5 këshilltarë pranë tij. Ata kurrë nuk flisnin, vetëm Millosheviqi fliste. Unë i thashë se kam dëgjuar se popullata e Kosovës është shumicë dërrmuese është shqiptar dhe një përqindje e vogël është serb. Më tha ‘Walker gabim je, gabim e ke, ka më shumë, do të tregoj. Ka më shumë serb në Kosovë se shqiptarë’. Nëse unë tentoja të argumentoja diçka dhe ai nuk lëshonte pe as edhe një pikë. Këshilltarët tij e përcillnin atë. Po në Hagë çfarë i the Millosheviqit kur e takove? Në vitin 2002 apo 2003 ka qenë interesante. Në vend se të takoja presidentin Millosheviq të rrethuar tani me këshilltarët e tij ja ku ishte ai, i pandehur. Ishim përballë njëri tjetrit, bisedonim me përkthim simultant. Ai e trajtonte gjykatën sikurse më kishte trajtuar mua atëherë duke thënë se ‘dëshmia e Walkerit është gënjeshtër, unë do t’iu tregoj se çfarë ka qenë e vërtetë’. Kalonte nga tema në temë”, u shpreh Walker . Walker thotë se krenaria më e madhe e tij ishte përballja me siç e quan ai kriminel lufte, Sllobodan Millosheviqin. “Ka qenë prej momenteve të krenarisë më të madhe të mijat përballja me atë kriminel lufte dhe t’ia them gjërat në sy. Kjo nuk ndodhë shpesh nëpër botë. Kam shpresuar që do t’i zgjatet jeta dhe do të plaket në burg”, tha Walker . Ndër të tjera, Walker tregoi ngjarjen se si sekretari i përgjithshëm i NATO-s atë kohë Javier Solana e kishte takuar në shkallët e selisë së NATO-s dhe e kishte pyetur se çfarë duhet të bëjnë për situatën në Kosovë. Ai tha se i kishte thënë që zgjidhje e vetme kishte mbetur bombardimi. “Unë shkova ta takoj gjeneralin Clark, ishte i zënë. Pastaj, Javier Solana sekretari i përgjithshëm në NATO. Shkova ta takoja atë edhe ai ishte i zënë më takime, me Grupin e Kontaktit. Dhe gjersa po zbrisja shkallët e selisë së NATO-s, Javier Solana ekipi i tij…ai më tha ‘Kërkoj falje që e anulova takimin, jam duke shkuar në Berlin, në Paris, në Londër, në Uashington’. Biseduam aty disa minuta dhe më befasoi kur më tha ‘Walker çfarë të bëjmë, çfarë duhet të bëjë NATO. Isha unë aty në atë moment një ambasador i thjeshtë përballë sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe ai po më pyet mua se çfarë duhet të bëjë aleanca e NATO-s. Dhe unë u zura në befasi dhe u shtanga. Në pamundësi të përgjigjesha vetëm një fjalë më erdhi në mendje thashë bombardoni. Ai më shikoi dhe tha ‘A je i sigurt që duhet të bombardojmë?’. U kthjella më erdhi mendja dhe thashë ‘Po, nuk po e shoh se diçka tjetër do të funksionojë”. Pas disa ditësh filloi bombardimi. As nuk po marr merita e as faj për këtë”, tregoi Walker. Përveç këtyre, Walker foli edhe për masakrën e Reçakut, rastin “Panda” dhe ngjarje të tjera përgjatë misionit të tij në Kosovë. /KP/