Fansat e Kim Kardashian tronditën me detajet ‘e çuditshme’ në veshjen e saj që duket aspak e rehatshme gjatë një feste në Festivalin e Venecias

Kim Kardashian u shfaq me një veshje tepër të pazakontë, që dukej sikur ishte dërguar nga një tjetër planet – ose të paktën nga një film fantastiko-shkencor.

Ylli 44-vjeçar kishte veshur një ansambël gri të çelët nga shtëpia franceze e modës ‘Maison Margiela’, teksa u pa në Venecia, Itali, shkruan DailyMail.

Në shikim të parë, dukej si një fustan elegant, por në fakt ishte shumë më ndryshe.

Pjesa e sipërme ishte një triko-leotardë me detaje të theksuara: mbushje në supe, jakë të lartë dhe mëngë të gjata të hapura. Kjo vishej mbi pantallona të gjera, një zgjedhje e rrallë për Kim.

Stili ishte i guximshëm, ndoshta jo i rehatshëm – dhe padyshim problematik për momente praktike si shkuarja në tualet – por Kim arriti ta mbante me finesë, duke ngjarë si një android joshës nga një galaksi tjetër.

Ajo po shkonte drejt Çmimit Diane von Furstenberg në Teatro Goldoni në Venezia Lido, pjesë e Festivalit të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.

Von Furstenberg, dizajnerja dhe filantropja belge 78-vjeçare, është e famshme për krijimin e wrap dress në vitet ’70 – një fustan që u kthye në simbol të emancipimit të grave dhe u bë pjesë e garderobës së figurave të njohura si Michelle Obama, Kate Middleton dhe Madonna.

Kim kishte zgjedhur grim të rëndë me buzë të kuqe të errët dhe thonj rozë të gjatë, ndërsa në gishta mbante disa unaza me diamante. Çuditërisht, nuk kishte me vete as çantë, as celular. Ndërsa ecte mbi një urë mbi ujë, dukej sikur po nisej drejt një jahti.

Pamjet e saj bënë bujë në rrjete sociale, ku fansat komentonin se veshja kishte “vibe Star Trek” dhe dukej “thjesht e çuditshme”.

Po të enjten, u publikuan edhe foto të Kim-it nga Milano, ku ishte parë duke bërë shopping te Diesel. Për atë rast kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi, prej mëndafshi, që i ngjante më shumë një robe intime. Me një çarje të lartë në njërën këmbë, ajo shfaqi çorapet e zeza me dantellë, të kombinuara me taka të zeza elegante.

Flokët e gjatë e të zinj i mbante të lëshuar me onde të lehta, ndërsa grimi theksonte buzët në ngjyrë kumbulle dhe sytë me eyeliner të zi.

Këtë herë, Kim nuk ishte me fëmijët e saj, ndonëse një ditë më parë ishte parë në Colosseum me vajzën e madhe, North West. Përveç North-it, ajo është nënë edhe e Saint (9 vjeç), Chicago (7 vjeç) dhe Psalm (6 vjeç).

Pushimet e saj të vona verore po i kalon së bashku me fëmijët dhe motrën Khloé, ndërsa është parë edhe në disa restorante të njohura të Milanos.

Vetëm pak ditë më parë, Kim rrëfeu se kishte menduar se “trupi i saj po i dorëzohej”, përpara se të provonte terapinë me qeliza staminale.

Në rrjetet sociale, ajo tregoi historinë e saj, duke thënë se kjo terapi e kishte ndihmuar të lehtësonte dhimbje të forta.

“Dy vite më parë, gjatë ngritjes së peshave, dëmtova supin dhe kisha dhimbje të padurueshme. Provova çdo gjë, derisa mësova për terapinë me qeliza staminale dhe takova Dr. Adeel Khan. Pas trajtimit me qelizat Muse, rezultatet ishin të menjëhershme – supi im u shërua plotësisht”, shkroi Kim në Instagram.

E inkurajuar nga kjo përvojë, ajo u kthye te mjeku edhe për dhimbjet kronike të shpinës, duke thënë se efekti ishte po aq i madh: “Dhimbja u zhduk menjëherë. Ishte një ndryshim i jashtëzakonshëm”.

Megjithatë, Kardashian theksoi se kjo terapi nuk është ende e aksesueshme në SHBA, ndaj ajo udhëtoi drejt Meksikës për t’u trajtuar. “Jam thellësisht mirënjohëse për mundësinë dhe shpresoj që shkenca të avancojë, në mënyrë që më shumë njerëz të përfitojnë”, shtoi ajo.

Ndërkohë, Kim ka folur edhe më herët për betejën e saj me psoriazën, duke zbuluar se pati një shpërthim të madh të sëmundjes para Met Gala-s.