“Familjaret ishin në vendin e ngjarjes” – Detaje të reja për policin që dyshohet se u vetëvra në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme qyteti i Prishtinës u tronditë nga një vetëvrasje, ku dyshohet se zyrtari policor, Alban Tolaj i dha fund jetës.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës, ku thanë se ka elemente që çojnë të një vetëvrasje por që hetimet janë duke vazhduar.

Sipas informacioneve të para që ka pranuar redaksia jonë, thuhet se zyrtari policor tashmë i ndjerë dyshohet se kohëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore dhe një operim në zemër.