Familja Osmani nga SHBA-ja dhuron një automjet për nevoja të organizatës “Handikos” (video)

Transportimi dhe shërbimi për personat me nevoja të veçanta, tani do të jetë më i lehtë për organizatën e “Handikos”-it.

Kjo si rrjedhojë e një donacioni që iu dha kësaj organizate, prej familjes së Osman Osmanit nga Amerika, raporton KTV.

Drejtori i “Handikos”-it, Afrim Maliqi, u shpreh mjaft i lumtur, derisa theksoi se ky donacion ka qenë më se i nevojshëm për ta.

Ndërsa, familja Osmani tha se ndihet e gëzuar për këtë ndihmë, sepse ajo u përdor për nënën e gruan tashmë të ndjerë, e cila ishte po ashtu person me nevoja të veçanta.

“Janë pikërisht organizata si ‘Handikos’-i që ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetës për personat me aftësi të kufizuara. Ju lutemi t’i pranoni këto mjete në emër të nënës sonë. Ne shpresojmë se ky donacion do të rrisë lëvizjen e lirë dhe pavarësinë për personat në situata të ngjashme si ajo e nënës sonë”, ka thënë Valerije Nezaj, bashkëdonatore.’

Familja Osmani tha se do të bëjnë të pamundurën që ky të mos jetë bashkëpunimi i fundit me “Handikos”-in, dhe se do të bëjnë çmos për përmirësimin e mëtutjeshëm të kushteve të kësaj organizate.

https://youtu.be/2HZejXmSgys