Familja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nexhat Daci.
Në telegramin e ngushëllimit drejtuar familjes Daci, thuhet se lajmi për vdekjen e Nexhat Dacit është pritur me pikëllim të thellë, duke u vlerësuar kontributi i tij në jetën institucionale dhe politike të vendit.
“Kontributi i z. Daci në jetën institucionale dhe politike të vendit është pjesë e pandashme e historisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Familja Thaçi shprehet se në këto momente dhimbjeje dhe pikëllimi është pranë familjes Daci, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta në emër të familjes dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Telegrami është nënshkruar nga Familja Thaçi. /Demokracia.com/










