Marc Guehi duket se ka vendosur të transferohet te Real Madrid gjatë verës së ardhshme. Qendërmbrojtësi anglez do të largohet si lojtar nga Crystal Palace dhe mesa duket destinacioni i ri do të jetë Madridi.
Sipas “The Sun”, Guehi është bindur nga dy yjet e tjerë anglezë të Real Madridit, si Jude Bellingham dhe Alexander Arnold. Edhe pse i vetëdijshëm për konkurrencën e fortë që do të ketë te Real Madrid, 25-vjeçari është i bindur që do të jetë titullar te “Los Blancos”.
Për Guehi ka interes nga shumë klube të tjera të mëdha si Liverpool, Man. City, Bayern, PSG e Barcelona, por mendja dhe zemra e lojtarit “rreh” vetëm për Real Madridin.
The post “Falë” Bellingham dhe Alexander Arnold, një super lojtar ka zgjedhur të transferohet te Real Madrid appeared first on Telesport.










