Pas humbjes në derbi ndaj Milanit mbrëmë, ku Yann Sommer bëri një paraqitje tejet të dobët dhe fajtor në golin e pësuar, klubi zikaltër duket se është lodhur me portierin zviceran dhe po shqyrton dy alternativa të tjera për portën, për merkaton e janarit.
Emri i parë në listë është Emiliano Martinez, portieri argjentinas i Aston Villa-s, i cili edhe më parë është lidhur me një transferim të mundshëm tek zikaltrit. Duke ditur moshën e tij jo shumë premtuese, 33 vjeç, marrëveshja me Aston Villa-n mund të arrihet për shifrën 15-20 milionë euro.
Emri i dytë, i cili shihet edhe si një përforcim afatgjatë, është portieri i Parmës, Zion Suzuki. Japonezi vlerësohet rreth 25 milionë euro në treg dhe momentalisht konsiderohet si një nga portierët e rinj më premtues në Serie A.
The post Fajtori kryesor për humbjen në derbi, Inter ka dy alternativa për të zëvendësuar Sommer appeared first on Telesport.











