Fajtor në humbjen ndaj Interit, trajneri i Atalantës bën gjestin e jashtëzakonshëm ndaj Gjimshitit

Inter e mbylli vitin 2025 me fitore 0-1 në transfertën ndaj Atalantës. Vendimtar në këtë ndeshje ishte goli i shënuar nga kapiteni Martinez, pas gafës së bërë nga Berat Gjimshiti.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Atalantës, Rafaele Paladino jo vetëm që nuk e fajësoi mbrojtëisn shqiptar, por zbuloi edhe arsyen pse e përqafoi.

“Në fund të ndeshjes, shkova dhe e përqafova Gjimshitin, sepse ai zakonisht nuk i bën nga këto gabime. Janë episode sporadike që ndodhin dhe nuk mund t’i vë faj”, tha Palladino.

The post Fajtor në humbjen ndaj Interit, trajneri i Atalantës bën gjestin e jashtëzakonshëm ndaj Gjimshitit appeared first on Telesport.