Fajin e ka Spanja! Lamine Yamal nuk grumbullohet kundër Newcastle

Hansi Flick bëri zyrtare sot listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Newcastle United. Surpriza patjetër që ka.

Lamine Yamal nuk është në listë, sepse vijon të ketë probleme me fundin e barkut.

Sulmuesi spanjoll nuk është stërvitur ende me ekipin që nga rikthimi nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës, ndaj së cilës Flick ka bërë kritika publike.

Të hënën dhe dje, Yamal bëri disa ushtrime në palestër dhe po qëndron në Barcelonë për të vijuar rikuperimin.

The post Fajin e ka Spanja! Lamine Yamal nuk grumbullohet kundër Newcastle appeared first on Telesport.