Në një shtet me një zhvillim normal të demokracisë dhe ku përgjegjësia për veprimin e për fjalën publike akoma kanë vlerë, Kryeministri i Kosovës dhe Kryeparlamentari do të duhej të jepnin dorëheqje nga postet e tyre.
Ata në javën e kaluar kanë deklaruar publikisht se janë fajtorë për gjendjen zhgënjyese në Kosovë, përkatësisht që qytetarët po ikin nga Kosova (Kryeministri Haradinaj) dhe boll i kemi rrejt qytetarët (Kryeparlamentari Veseli).
Pas këtyre deklaratave ata do të duhej që për shkak të peshës së fjalës dhe pasojave të veprimeve të tyre për vendin të jepnin dorëheqje, në mënyrë që t’i hapin rrugë dikujt që nuk i zhgënjen qytetarët e që nuk i rren ata.
Por, kjo nuk ndodhi. Madje as që është pritur të ndodhë! Këtu qëndron e keqja! Natyrisht, qytetarët do të vazhdojnë të zhgënjehen e të gënjehen! Kjo është edhe porosia e veprimit e mosveprimit të këtyre dy liderëve./Fokusi.info/