Fabrizio Romano e konfirmon: Ylli holandez ëndërron t’i bashkohet Barcelonës

Barcelona pritet të jetë e ngarkuar këtë verë dhe teksa ata janë lidhur me disa sulmues të ndryshëm, njëri prej tyre ka pak gjasa që të ndjekë hapat e Dani Olmos, si dikush që u largua nga klubi në moshë të re dhe u rikthye disa vite më vonë.

Njësoj si Olmo, Xavi Simons u largua nga Barcelona kur ishte pjesë e La Masias. Në moshën 16-vjeçare, ai vendosi të bëhej pjesë e PSG-së, ku aty qëndroi deri në vitin 2023, para se të transferohej tek Leipzigu.

Simons ka shansa që të largohet nga Leipzig këtë verë me shumë klube që janë vënë pas tij, por klubi në të cilin ai dëshiron të transferohet nuk janë të interesuar të bëjnë ndonjë lëvizje.

Kjo sipas Fabrizio Romanos, i cili ka zbuluar se 21-vjeçari ëndërron të rikthehet tek Barcelona në një të ardhme të afërt.

 

“Xavi Simons po planifikon një lëvizje në verë si mundësi konkrete, siç është raportuar dy javë më parë. Klubet e Ligës Premier janë të informuara pasi është destiancioni më i mundshëm për 75 milionë euro. Xavi ëndërron të luajë për Barcelonën, por ka pak gjasa këtë verë”, ka shkruar Romano.

Prania e Olmos tek Barcelona do të thotë se një lojtar si Simons nuk është domosdoshmërisht i nevojshëm, veçanërisht pasi Flick ka gjithashtu opsione si Gavi, Fermin Lopez dhe Pablo Torre.