Fabregas nuk përmbahet pas humbjes ndaj Milanit, Como ofron 35 milionë euro për yllin e Madridit

Humbja në mesjavë 1-3 ndaj Milanit ka lënë një shije të hidhur te Como, për vetë mënyrën si shkoi ndeshja. Duke qenë se ka një projekt ambicioz dhe kërkon kualifikimin historik për në Kupat e Europës në fund të këtij sezoni, Como po punon për të bërë një goditje të madhe në sulm gjatë merkatos së janarit.

“Fichajes” zbulon se klubi i Serie A është vënë pas Alexander Sorloth, sulmuesit norvegjez të Atletico Madridit, i cili nuk është se po përjeton një sezon të mirë te “Colchoneros” dhe ka shënuar vetëm 7 gola deri tani.

Norvgjezi është i hapur për një aventurë të re dhe Como mund të jetë destinacioni ideal për të, pasi do të ketë mundëisnë të jetë titullar i padiskutueshëm dhe pse jo protagonist. Javën në vijim pritet të ketë bisedime konkrete mes palëve për këtë lëvizje të mundshme.

The post Fabregas nuk përmbahet pas humbjes ndaj Milanit, Como ofron 35 milionë euro për yllin e Madridit appeared first on Telesport.