Chelsea është çerekfinalisti i radhës në FA Cup. “Blutë” vuajtën jo pak në përballjen në transfertë ndaj Wrexham, ekip i Championship. Kualifikimi erdhi vetëm pas 120 minutash lojë, duke qenë se koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1. Sam Smith shënoi në minutën e 18-të për vendasit, ndërsa barazimi erdhi nga autogoli i portierit Arthur Okonkëo, pas goditjes së Alejandro Garnacho.
10 minutat e fundit të kohës së rregullt ishin vërtet të bukura. Fillimisht, në minutën e 79-të, Callum Doyle “çoi” peshë stadiumin me golin e tij, duke kaluar vendasit në avantazh.
Nuk kaluan shumë minuta dhe Chelsea barazon shifrat me mbrojtësin e ri, Josh Acheampong, i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës. Në minutat shtesë, Wrexham mbetet me një lojtar më pak, pasi mesfushori George Dobson ndëshkohet direkt me karton të kuq, pas ndërhyrjes së rrezikshme ndaj Garnacho. Koha e rregullt mbyllet 2-2, ekipet i drejtohen shtesës prej 30 minutash.
Në minutën e 6-të të kohës shtesë ishte Garnacho që shënoi golin e tretë për Chelsea-n, pas krosimit të Dario Essugo. Në minutën e 114-të, Leëis Brunt shënon me kokë për Wrexham pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Festa e vendasve shkon kot, pasi goli anullohet nga VAR për pozicion jashtë loje.
Në minutat shtesë ishte Joao Pedro që vulosi fitoren 2-4 për Chelsea-n dhe kualifikimin për në çerekfinalet e FA Cup, duke iu bashkëngjitur Liverpool-it dhe Arsenal-it deri tani.
The post FA Cup: Chelsea vuan shumë, por pret biletën për në çerekfinale pas 120 minutash lojë (video) appeared first on Telesport.









