Si në shumë zgjedhjet nëpër të cilat ka kaluar Kosova, edhe në këto zgjedhje të jashtëzakonshme qytetarë të shumtë i janë drejtuar kutive të votimit që nga ora 07:00 kur edhe u hapën qendrat e votimit.
Në vendin tonë këtë herë ishte një numër relativisht i lartë i atyre që votuan.
PIPOS edhe në këto zgjedhje ka zhvilluar një exit-poll, rezultatet e të cilit janë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje mori 44.1%
Partia Demokratike e Kosovës mori 23.9%
Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.1%
Kurse Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mori 5.8%
NISMA 1.1%./Lajmi.net/











