Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra, e konsideroi James Milnerin si kundërshtarin më të vështirë për, pasi që tha se ai dinte si ta ndalte Lionel Messin. Por, videot e publikuara online nga tifozët e dëshmojnë të kundërtën.
Të hënën, Patrice Evra ishte i ftuar në studion e Sky Sports, ku diskutoi për karrierën e tij të suksesshme me Manchester Unitedin. Ai insistoi se kishte qenë në gjendje ta përballonte rrezikun nga Lionel Messi i Barcelonës, transmeton Gazeta Express.
“Kam luajtur shumë herë kundër Messit. Në pozitën e sulmuesit të krahut, unë nuk do të thosha se ai është i lehtë për t’u ndalur, por unë dija se si ta përballoja atë”, kishte thënë Evra.
“Ai është shumë më i rrezikshëm kur është në mes të fushës, pasi që, nga ajo zonë, ai mund të depërtojë edhe në krahun e majtë e edhe në atë të djathtë”.
Pasi që Evra ishte mbrojtës i krahut të majtë, ai vlerësoi se Messi nuk përbënte rrezik të madh për të. Por, videot e publikuara online nga tifozë të futbollit e dëshmojnë të kundërtën.
Videoja e parë që u bë virale ishte ajo mes përballjes mes Evra dhe Messit në kuadër të Ligës së Kampionëve në vitin 2008, kur Barcelona e priti në “Camp Nou” Manchester Unitedin.
Pastaj u publikuara edhe dështimi i Evras për ta ndaluar vrapin e Messit në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2011, që rezultoi me golin e tretë, të shënuar nga David Villa.
Ndeshja e videos së parë kishte përfunduar me rezultat 0:0 në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve 2008, që në fund e kishte fituar Manchester Unitedi në penallti kundër Chelseat në finale.
Ndërsa, ndeshja e videos së dytë i takoi finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2011, të cilën Barcelona e fitoi me rezultat 3:1. Në këtë ndeshje Messi ishte zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA.
Evra: "I played against Messi many times in the wide position, and I won’t say he’s easy to mark, but I could deal with him"
Also Evra: pic.twitter.com/V8UZWDPQPi
— ɦombre10𝖎 (@Hombre10i) October 23, 2019
Did you really have to ask?? pic.twitter.com/9Vhg9w2cbk
— Diego (@DiegoPujolT) October 23, 2019