Evra shpërthen ndaj CAF: “Skandal! Kujtova se ishte shaka 1 prilli, Senegali fitoi në fushë

Ish-mbrojtësi i Francës, Patrice Evra, ka reaguar me tone shumë të forta ndaj vendimit të CAF (Confederation of African Football) për çështjen që përfshin Senegalin dhe Marokun në Kupën e Afrikës 2025, duke e cilësuar atë si një goditje për besueshmërinë e futbollit afrikan.

Evra nuk i kurseu fjalët, duke deklaruar: “Ky është një ZHGËNJIM për futbollin afrikan. Një skandal. Të gjithë e pamë me sytë tanë se Senegali fitoi!” Ai vuri në pikëpyetje serioze integritetin e turneut: “Kupa e Kombeve të Afrikës me të vërtetë ka humbur të gjithë besueshmërinë e saj. Kur mora njoftimin, mendova se ishte një shaka 1 prilli”.

Në përfundim, francezi shprehu zhgënjimin e tij të thellë: “Asgjë nuk më befason më në futboll. Madje kjo është arsyeja pse e shikoj më pak, sepse vendime si ky janë SKANDALOZË”.

The post Evra shpërthen ndaj CAF: “Skandal! Kujtova se ishte shaka 1 prilli, Senegali fitoi në fushë appeared first on Telesport.