Evgjeni Thaçi: Albin Kurti s’ka guxim të kandidojë për Kryeministër

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka reaguar pas deklaratave të sotme të kreut të Vetëvendosjes Albin Kurtit, se ai nuk e ka të domosdoshme postin e kryeministrit ku vihej në pikëpyetje koalicioni me LDK-në.

Evgjeni Thaçi e cila është dhe njëherit mbesa e presidentit Hashim Thaçi, përmes facebook ka shkruar se Albin Kurti s’ka guxim të kandidojë për postin e kryeministrit vetëm se ka përkulje dhe vardisje ndaj LDK-së.

“Ska guxim te kandidoje per postin e kryeministrit ✔️
Perkulje e vardisje ndaj LDK-se ✔️
Mburrje per aderime te personazheve sa qesharake aq edhe tragjike”.