Everton ka luajtur sot ndeshjen e parë në stadiumin e ri “Hill Dickinson”, ku fitoi 2-0 ndaj Brighton, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Premier League.
Iliman Ndiaye zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, pas asistit të marrë nga Jack Grealish. Anësori i huazuar nga Manchester City bëhet sërish protagonist në minutën e 52-të, ku asiston në golin e dytë, shënuar nga James Garner. Në minutën e 77-të, Danny Welbeck humbi shansin e artë për të ngushtuar shifrat, duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u prit nga Jordan Pickford.
Në ndeshjen tjetër, Crystal Palace barazoi në shtëpi 1-1 ndaj Nottingham Forest. Kjo ishte ndeshja e parë për Crystal Palace në Premier League pa Eberechi Eze në fushë. Për vendasit shënoi Isamila Sarr në minutën e 37-të, Nottingham Forest barazoi me Hudson-Odoi në minutën e 57-të.
The post Evertonit i sjell fat Jack Grealish dhe stadiumi i ri, Crystal Palace “vajton” Eberechi Eze-n appeared first on Telesport.