Europoli çmomton një rrjet të gjerë kriminel kibernetik

Në një operacion të koordinuar ndërkombëtar, autoritetet e Letonisë, Austri, Estoni dhe Finlandë, me mbështetje nga Europol dhe Eurojust, kanë çmontuar një rrjet të madh krimi kibernetik të njohur si “SIMCartel”.

Ky rrjet përdorte pajisje SIM-box dhe SIM karta për të krijuar mbi 49 milionë llogari të rreme në platforma të ndryshme online, duke realizuar mashtrime të shumta.

Gjatë operacionit, i cili kulmoi më 10 tetor 2025, u arrestuan shtatë individë dhe u konfiskuan rreth 1200 pajisje SIM-box, 40.000 SIM karta aktive, pesë serverë, katër automjete luksoze dhe mbi 700 mijë euro, përfshirë kriptovaluta.

Gjithashtu, dy faqe interneti të lidhura me aktivitetet e paligjshme u mbyllën.

Ky rrjet ka lidhje me mbi 3200 raste mashtrimi kibernetik, kryesisht në Austri dhe Letoni, me dëme financiare që kalojnë 5,8 milionë dollarë.

Veprimet e tij përfshinin “phishing”, “smishing”, mashtrime investimi dhe krijimin e faqeve të rreme të bankave dhe policisë.

Ky aksion thekson nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar dhe përdorimin e teknologjive të avancuara për të luftuar krimin kibernetik dhe për të mbrojtur qytetarët nga mashtrimet online.