Kanë përfunduar 4 takimet e para për sot në Europa League, të vlefshme për play-offin, por vetëm dy klube kanë siguruar biletën për 1/16-at.
Stuttgart u mund sot në shtëpi 0-1 nga Celtic, por falë fitores në ndeshjen e parë 4-1, gjermanët shkojnë në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4:2.
Ferencvarosh është ekipi i radhës që shkon në raundin tjetër, falë fitores 2-0 në Budapest ndaj Ludogorets. Bullgarët kishin fituar 2-1 në ndeshjen e parë.
Në dy ndeshjet e tjera, Plzen barazoi në shtëpi 1-1 ndaj Panathinakos. Ndeshja shkon në shtesë, pasi edhe ndeshja e parë në Greqi kishte përfunduar në barazim 2-2.
Lille ka fituar 0-1 në Beograd ndaj Crvena Zvezda, falë golit të Oliver Giroud. Duke qenë se në ndeshjen e pare serbët kishin fituar 0-1, ndeshja e sotme shkon në shtesë.
The post EUROPA LEAGUE: Mësohen dy ekipet e parë që kualifikohen për 1/16-at. Shtesë në Beograd dhe Plzen appeared first on Telesport.










