EUROPA LEAGUE: Heshtje në tri takime, 3 gola në Porto-Stuttgart (video)

Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e para për sot në Europa League. Në 4 takimet që luhen aktualisht, në tre prej tyre ka munguar goli. Në sfidën e vetme që ka pasur gola, është ajo mes Stuttgart dhe Porto, ku portugezët po udhëheqin 1-2, falë golave të Terem Moffi 21′ dhe Rodrigo Mora 27′.

Të dy golat e ekipit portugez erdhën pas humbjes së topit në rastin e parë nga portieri vendas, në rastin e dytë nga mbrojtja. Për gjermanët ngushtoi shifrat Deniz Undav në minutën e 40-të, pasi një aksioni të gjatë dhe finalizimit perfekt të sulmuesit vendas.

Në përplasjen e dy ekipeve të Serie A, Bologna-Roma, 45-minutat e para ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik serioz. Rezultati i bardhë, 0-0. I njëjti rezultat edhe në dy takimet e tjera, Lille-Aston Villa dhe Panathinaikos-Betis, që po ashtu janë mbyllur 0-0.

SHIKOGOLAT

 

The post EUROPA LEAGUE: Heshtje në tri takime, 3 gola në Porto-Stuttgart (video) appeared first on Telesport.