EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Roma, Aston Villa dhe Porto bëjnë detyrën. Arbër Hoxha dhe Dinamo e tij po munden në Francë

Janë mbyllur pjesët e para në takimet e para për sot për Europa League. Roma po fiton 1-0 ndaj danezëve të Midtjylland, në “Olimpico”. Verdhekuqtë gjetën golin që në minutën e 7-të me Neil El Aynaoui, i cili shënoi me një gjysmë-kthesë.

Në “Dragao”, Porto po fiton 2-0 ndaj Nice. Për portugezët shënoi Gabri Veiga që në sekondën e 19-të dhe më pas dyfishoi shifrat në minutën e 33-të.

Në “Villa Park”, Aston Villa po fiton 2-0 ndaj Young Boys. Fillimisht vendasit gjetën avantazhin me golin me kokë të Donyell Malen në minutën e 27-të, i cili po ashtu dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë.

Lille është duke fituar 2-0 ndaj Dinamo Zagrebit të Arbër Hoxhës, për francezët shënuan Felix Correia 21′ dhe Ngal’ayel Mukau 36′. Ludogorets është duke fituar 1-0 ndaj Celta Vigo.

Në Rotterdam, Feyenord është duke humbur 1-2 ndaj Celtic. Për holandezët, shënoi Ayase Ueda në minutën e 11-të, për skocezët barazoi Yang Hyun-Jun në minutën e 31-të. Daizen Maeda i dha avantazhin Celtic me golin e tij në minutën e 43-të.

Në 3 sfidat e fundit mungoi goli, Fenerbahce-Ferencvaros, Plzen-Freiburg, PAOK-Brann.

SHIKOGOLAT

The post EUROPA LEAGUE, 45′ e para: Roma, Aston Villa dhe Porto bëjnë detyrën. Arbër Hoxha dhe Dinamo e tij po munden në Francë appeared first on Telesport.