Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato deklaroi se projekti EU4Migracion i financuar nga Bashkimi Evropian, ka në fokus të tij forcimin e qeverisjes së migracionit dhe azilit në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij në eventin e mbajtur këtë të mërkurë (18 qershor) për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, Gonzato theksoi se ky projekt do të ndihmojë në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të shënuar përparim në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Po ashtu, ambasadori u shpreh se projekti EU4Migracion, që është dëshmi e partneritetit që ekziston mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, do ndihmojë në forcimin e kapaciteteve institucionale, do përmirësojë mekanizmat operative dhe do rrisë bashkërendimin mes aktorëve të përfshirë në menaxhimin e migracionit.
“Nisja e këtij projekti të rëndësishëm i financuar nga BE, ka në fokus forcimi i qeverisjes së migracionit dhe azilit në Shqipëri.
Menaxhimi imigracionit, çështje sigurie dhe shprehje themelore e vlerave tona. E rëndësishme të theksojmë këtë në një kohë kur rajoni është i ndezur nga konflikti. Shqipëria në një moment kyç për rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE, ne njohim përpjekjet domethënëse që vendi juaj ka bërë për të harmonizuar politikat e praktikat e veta me standardet europiane.
Projekti BE për migracionin, përfaqëson instrument të dobishëm për të mbështetur ambiciet e Shqipërisë, shpresojmë që ky projekt të ndihmojë institucionet shqiptare për të rritur kapacitetet e tyre për të menaxhuar migracionin dhe azilin në mënyrë efektive, transparente dhe njerëzore.
Rikonfirmim i përkushtimit tonë ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Dëshmi e prekshme e partneritetit që ekziston mes Shqipërisë dhe BE.
Projekti mbështet një sërë objektivash e synimesh politike që ndiqen nga qeveria shqiptare”, tha Gonzato, i cili shtoi se sfidat e migracionit janë komplekse dhe kërkojnë kuadre të forta qeverisëse dhe vizione të përbashkëta.
The post EU4Migracion- Gonzato: Ndihmon Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE appeared first on Kosovapost.net.