Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

Etrit Berisha është shndërruar në një hero te skuadra suedeze e Hacken.

Portieri shqiptar rrëmbeu skenën në duelin e Europa League ndaj Anderlecht duke pritur penalltinë e katërt të belgëve, si dhe shënoi vetë penalltinë e fundit, duke i dhuruar kualifikimin e artë për në turin e tretë skuadrës së tij.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-1 për vendasit, teksa dy shtesat nga 15 minuta, nuk prodhuan gola, duke bërë që supersfida të shkonte me penallti, ku fati u buzëqeshi suedezëve, që iu falën heroit shqiptar Etrit Berisha.

MOMENTI I PENALLTIVE – VIDEO