Më 27 korrik, 16 vite më parë, Massimo Moratti darkordësoi me Joan Laporta një nga shkëmbimet më të bujshme në historinë e futbollit: Samuel Eto’o tek Interi dhe Zlatan Ibrahimovic te Barcelona, me një pagesë shtesë prej 50 milionë eurosh në favor të zikaltërve.
“Ishte goditja ime më e bujshme, edhe më shumë se ajo e Ronaldos”, – do të deklaronte më vonë ish-presidenti i Interit. Tani, pas gjithë këtyre viteve, vetë Eto’o e ka përkujtuar atë ditë në rrjetet sociale, duke e quajtur: “Marrëveshja më e bukur në historinë e futbollit”, duke bërë “tag” në postim Interin, Barcelonën dhe… Zlatan Ibrahimovic.
Një detaj ironik… Ndërsa Ibra kishte shkuar te Guardiola për të fituar Champions-in, ishte pikërisht Interi që e fitoi trofeun në fjalë atë sezon të paharruar 2009-2010, me Zanettin që ngriti “kupën veshëgjatë” në qiellin e Madridit.
Në postimin e Eto’o nuk mungoi as komenti thumbues i Marco Materazzi, që gjithmonë e shfrytëzon rastin për të ngacmuar “rivalin e përjetshëm” Ibrahimovic. Ish-mbrojtësi komentoi me tre “emoji” të trofeve të Champions-it dhe tre “emoji” që qeshin me lot, duke marrë me mijëra pëlqime 🏆🏆🏆 😂😂😂. Një kujtim që për tifozët e Interit nuk “plaket” kurrë.
The post Eto’o kujton zbarkimin tek Interi dhe etiketon… Ibrahimovic, “qesh” me të madhe Materazzi appeared first on Telesport.