Te Milani u prezantuan Pervis Estupiñán dhe Pietro Terracciano. Mbrojtësi i majtë ekuadorian ka detyrën të zëvendësojë Theo Hernández, ndërsa portieri italian është gati kur Maignan të mungojë. Estupiñán tha: “Kur mësova se Milani kishte shprehur interes, ishte emocionuese. Me gruan, fëmijët dhe familjen time u gëzuam shumë.
Të gjithë më kanë ndihmuar dhe janë thelbësorë për karrierën time. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi në maksimum, është një ëndërr që bëhet realitet. Në çdo ndeshje dua t’i bëj tifozët të lumtur e të kënaqur. Kemi tri kompeticione dhe objektivi është t’i fitojmë të tre. Kam shumë ëndrra dhe e di që nëse punojmë mirë mund t’ia dalim”.
Ai u shpreh i nderuar të veshë numrin 2 si nderim për Cafu: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Kam punuar gjatë dhe fort për të luajtur në një klub si ky. Të gjithë e dimë që Theo është një lojtar i shkëlqyer me këmbë fantastike dhe që ka lënë gjurmë. Dua t’i bëj komplimente.
Tani është radha ime, jam shumë i lumtur dhe mezi pres të marr atë krah. Do të punoj fort për ta kthyer besimin që Milani ka pasur tek unë. Dua të fitoj sa më shumë tituj. Jam i lumtur që mbaj numrin 2, fanellë të cilin e ka veshur një lojtar i madh si Cafu”.
Për trajnerin aktual, Allegri: “Që në kontaktin e parë kuptova se është shumë i këndshëm, bën shaka me lojtarët. Pastaj, kur vjen puna për të punuar, është shumë serioz dhe do të fitojë. Më pëlqen shumë ky qëndrim.
Trajneri kërkon shumë dhe do që mentaliteti ynë fitues të zgjohet. Dua të qëndroj gjatë në këtë klub, kam punuar shumë për të ardhur këtu. Dua të shkruaj histori dhe të kontribuoj me asistet e golat e mi”.
The post Estupiñán: Krenar që zëvendësoj Theo Hernandez te Milani, numrin 2 e zgjodha prej… Cafu appeared first on Telesport.