Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, ekziston mundësia e një sezoni të ri me Espanyol, klub ku ka luajtur i huazuar sezonin e kaluar. Mbrojtësi i lindur në vitin 2000 ka pasur shumë sukses në Katalonjë dhe Roma nuk ka nxjerrë pengesa për shitjen e tij. Shqiptari është hapur ndaj kësaj mundësie dhe ka prioritet pistën spanjolle për vazhdimin e karrierës.
Një muaj më parë, drejtori sportiv i klubit, Fran Garagarza, foli për të kështu: “Marash na ka dhënë shumë. Ai ka vlera të rëndësishme si nga ana sportive, ashtu edhe nga ajo njerëzore. Aktualisht kthimi i tij nuk është i mundur. Ndoshta brenda disa javësh mund të jetë, ose jo, por për momentin nuk është. Jemi të mbuluar në mbrojtje, kemi 4 qendërmbrojtës dhe një opsion tjetër. Burimet financiare do të përqendrohen te pozicionet më të pambuluara”.
Një derë që nuk është mbyllur kurrë dhe që ka ende mundësi të hapet plotësisht. Bisedimet janë tashmë në vazhdim, vetë lojtari nuk do të ketë problem për të gjetur një marrëveshje. Tani mbetet për t’u parë nëse Espanyol do të mundohet ta finalizojë transferimin shpejt apo do të zgjedhë të presë për kushte më të favorshme se sa ato aktuale.
The post Espanyol e dëshiron sërish. Kumbulla nuk ka hapësirë te Roma, mund të kthehet në Spanjë appeared first on Telesport.