Një mosmarrëveshje mes disa personave në Ferizaj ka eskaluar me të shtëna me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Driton Islami”.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe aty është konfiskuar një gëzhojë, ndërkaq të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar: një armë zjarri pistoletë, dy mjete të mprehta dhe një shufër metali.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore.










