“Është viti 2026, por jemi më 2025”, Mefi përfshihet në propagandën e VV-së kundër partive të tjera

Sulmeve e propagandës së VV-së pas dështimit për të zgjedhur presidentin dhe dekretin e presidentes për zgjedhjet e reja, u është bashkuar edhe deputeti Mefail Bajqinovci.

Me një video në Facebook, ai ka akuzuar partitë e tjera se gjithnjë kanë refuzuar ofertat e VV-së.

Sipas tij, këto parti nuk po e dëshirojnë Albin Kurtin.