Liverpool shpenzoi gati mbi 500 milionë euro në merkaton e kësaj vere, duke i dhënë mundësinë Arne Slot të ketë një ekip vërtet shumë kompetitiv. Por, Liverpool mendon jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen.
“TeamTalk” raporton se Liverpool ka piketuar pasuesin ideal të Mohamed Salah në “Anfield”. Bëhet fjalë për yllin e ri të Lyon, Malick Fofana. 20-vjeçari belg është një lojtar i gjithanshëm që mund të luajë në pozicione të ndryshme sulmuese.
Kontrata e Salah skadon në vitin 2027, por Liverpool do tentojë transferimin e Fofana verën e ardhshme, duke ditur që për belgun ka interes të madh nga shumë klube të njohura. Lyon kërkon 45-50 milionë euro për të lënë të lirë belgun, shifër mëse e përballueshme për një ekip me financa të shëndosha si Liverpool.
The post Është vetëm 20 vjeç, Liverpool piketon pasuesin ideal të Salah appeared first on Telesport.