Ema, vajza 12-vjeçare e Luka Modric, fitoi “Copa Garino” për femra me Milanin, duke festuar titullin e parë me fanellën kuqezi. Në gjysmëfinale, ekipi U-13 i Milanit mundi Interin 2-0, ndërsa në çerekfinale, Ema (e lindur më 2013) shënoi gol në fitoren 3-1 ndaj Sassuolos. Në finalen e madhe në Torino, vajza e Modric triumfoi ndaj Juventusit.

“Në foton ikonike, ajo duket me buzëqeshjen e zakonshme familjare, duke mbajtur një trofe më të madh se vetja”, – shkruan “Gazzetta dello Sport”. Sipas Luca Bianchin, para ndeshjes me Napolin, Luka Modric gjeti kohë të përgëzonte vajzën dhe ndoqi pjesë të ndeshjes përmes “FaceTime”.
Ema Modric, figlia di Luka nata nel 2013, ha vinto la Garino Cup femminile col Milan: battute Inter e Juve in semifinale e finale. Papà Luka ha visto un pezzo di finale da Napoli via FaceTime.
E il sorriso con la coppa è lo stesso di papà… pic.twitter.com/kAZ8boMgep
— luca bianchin (@lucabianchin7) April 6, 2026
Modric u emocionua po aq sa bashkëshortja Vanja dhe fëmijët e tjerë, Ivano dhe Sofía. “Është shumë e mirë, do të bëhet më e mirë se babai, sigurisht”, – tha Modric për Ema, e cila filloi të luante në “Madrid CFF”.
The post “Është shumë e mirë, do t’ia kalojë babait”; vajza futbolliste e Modric fiton trofeun në moshën 12-vjeçare appeared first on Telesport.









