Është momenti i tij, Muçi i bën për vete të gjithë te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi gjen sërish golin (video)

Ernest Muçi po përjeton momentin më të mirë që pas transferimit në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi ka gjetur sërish golin për Trabzonspor, në transfertën që po luan aktualisht në fushën e Goztepe.

Pjesa e parë ems dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të shpejtë, Ernest Muçi gjen rrjetën. Tentativa e parë e sulmuesit kuqezi ndal nga portieri vendas, por jo e dyta. SHIKOGOLIN

Ky është goli i katërt për sulmuesin kuqezi me fanellën e Trabzonspor, i cili ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit rresht, ku dhe ka dhënë një asist. Muçi është i huazuar deri në fund të sezonit te Trabzonspor, që ka të drejtën e blerjes për 10 milionë euro.

The post Është momenti i tij, Muçi i bën për vete të gjithë te Trabzonspor. Sulmuesi kuqezi gjen sërish golin (video) appeared first on Telesport.