“Është i jashtëzakonshëm”, Maguire: Do të jetë një problem për të gjithë

Harry Magurie beson Benjamin Sesko do të ketë sukses te Manchester United.

Debutimi i Seskos erdhi nga stoli në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Arsenal-it dhe ai luajti në pjesën e dytë përsëri kundër Fulham, pa arritur të bëjë diferencën në fushë.

Pavarësisht se shumë veta i vunë në dyshim aftësitë e tij, Maguire e ka mbrojtur sulmuesin e ri, dhe beson mund t’i japë shumë United që renditet e 16-ta në Premier League.

“Ai është shumë i fuqishëm për moshën e tij. Jam i sigurt se do t’u shkaktojë shumë probleme mbrojtësve.

“Është ende i ri, por ka të gjitha atributet për të kontribuar në ekip dhe për të kontribuar në këtë klub për shumë vite që do të vijnë, kështu që ne do t’i japim mbështetjen tonë të plotë dhe, shpresojmë, ai të shënojë shumë gola për ne”.

The post “Është i jashtëzakonshëm”, Maguire: Do të jetë një problem për të gjithë appeared first on Telesport.