Kalkuta po inauguron statujën që autoritetet lokale e përshkruajnë si më të lartën në botë, dedikuar Lionel Messit. Një strukturë hekuri 70-këmbëshe (mbi 20 metra), e ndërtuar nga Sree Bhumi Sporting Club, në Lake Town, e cila përkon me mbërritjen e yllit argjentinas në Indi. Statuja e paraqet Messin duke ngritur Kupën e Botës dhe, sipas autorëve “u ndërtua për 40 ditë”, me detajet finale ende në përfundim.

Inaugurimi virtual do të shënojë nisjen e ‘GOAT Tour’, ku Messi do të vizitojë për tri ditë Kalkutën, Hyderabadin, Bombayn dhe Nju Delhin. Ministri Sujit Bose theksoi: “Kjo është një statujë 70 këmbë. Nuk ka tjetër kaq të madhe, dedikuar Messit”.

Klubi organizator synon të nderojë popullaritetin masiv të Messit në Bengalin Perëndimor dhe gjithë rajonin, ku futbolli argjentinas ka një bazë të konsoliduar tifozësh në Indi dhe Banglades. Gjatë turit, Messi do të inaugurojë statujën dhe një mural në Kalkuta, do të luajë një ndeshje yjesh në Hyderabad, do të marrë pjesë në një event bamirësie në Bombay dhe do të takojë autoritete e të rinj futbollistë.
The post “Është 20 metra e lartë, e ndërtuam për 40 ditë”; ngrihet statuja më e lartë e Messit në botë appeared first on Telesport.











